Uria e shtuar gjatë orëve të vonshme të natës është shumë e shpeshtë. Shumica e nutricionistëve këshillojnë që nuk duhet të hani pas orës 18:00 ose 19:00.Njerëzit të cilët kujdesen për linjën e trupit shmangin çfarëdo lloj ushqimi kur afrohet nata. Megjithatë, shtimi i urisë gjatë natës nuk është aq i pazakontë. Ka tri arsye të mundshme përse atëherë jemi posaçërisht të uritur.
Arsyeja fiziologjike – që do të thotë se gjatë ditës nuk kemi ngrënë ushqim të mjaftueshëm, andaj gjatë orëve të natës uria shtohet.
Ushqimi i pabalancuar – ushqimi i pabalancuar dhe ushqimi i çekuilibruar për pasojë mund të kenë marrje të pamjaftueshme të materieve ushqyese që i nevojiten organizmit, si fibrat dhe mineralet.
Psikologjike – si rezultat i stresit. Nëse në një kohë kur duhet të pushoni dhe të flini, futni një sasi të madhe ushqimi të rëndë në trupin tuaj, zorrët nuk janë në gjendje ta përballojnë atë. Në këtë rast, ushqimi nuk do të tretet siç duhet, pra nuk do të përthithet në pjesë të zorrës së hollë dhe në zorrën e trashë është i ekspozuar ndaj mikroflorës patogjene. Rezultati është krijimi i toksinave në trup.
Një tepricë e karbohidrateve çon në një çlirim të madh të insulinës dhe yndyra depozitohet më lehtë në trup. Për të shmangur teprimet gjatë natës, sigurohuni që të hani në të njëjtën kohë dhe t’i siguroni trupit tuaj mjaftueshëm fibra, karbohidrate dhe substanca të tjera të nevojshme gjatë ditës.