Rënia e temperaturave tek disa njerëz vjen e shoqëruar me dhimbje dhe therje të shpatullës. Temperaturat kanë një ndikim të fortë në organizëm e bashkë me to edhe punët e përditshme, barra e të cilave ndihet që në fillim tek pjesa e qafës apo shpatullës.
Çfarë e shkakton dhimbjen e shpatullës kur bën ftohtë?
Nëse e keni vënë re, kur bën ftohtë tendenca për të mbledhur supet është krejt e natyrshme. Kontraktimi i muskujve e bën dhimbjen akute dhe të mprehtë. Nga ana tjetër, në ditët e ftohta, njeriu dëshiron të mblidhet e të mbështillet pa asnjë dëshirë për të lëvizur. Lëvizjet e kufizuara fizike shkaktojnë ngurtësim të muskujve. Nëse ju keni një ‘barrë të rëndë’ stresi mbi supe, atëherë dhimbja do të jetë edhe më e fortë.
Si mund të shmangni dhimbjet e dimrit?
Sipas të dhënave, aktiviteti i rregullt fizik edhe gjatë dimrit mirëmban qarkullimin e gjakut dhe largon dhimbjet. Ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të ngrini pesha të rënda që të forconi muskujt dhe dendësinë kockore. Aktiviteti i rregullt fizik, qoftë edhe ecja, ndihmon edhe kundër ngurtësimit të muskujve. Mundohuni të rrini sa më lirshëm. Vishuni mirie dhe çlironi muskujt kur dilni. Shtendosja e muskujve mundet gjithashtu t’ju ndihmojë kundër dhimbjeve të muskujve që nxiten nga rënia e temperaturave.
Kur duhet të kërkoni ndihmën e mjekut?
Nëse nuk jeni të sigurtë për shkakun e dhimbjes së shpatullës atëherë AgroWeb.org rekomandon të kërkoni ndihmën e mjekut. Disa prej treguesve të një situate më problematike janë:
-Vështirësia në mbajtjen e sendeve ose ngritjes së krahut
-Dhimbja që vazhdon gjatë natës ose kur jeni duke pushuar
-Dhimbja që vazhdon për shumë ditë
-Enjtje ose nxirje përreth shpatullës ose krahut,
Temperaturë, skuqje të lëkurës dhe nxehtësi në zonën e dhimbjes. Çdo simptomë tjetër e pazakontë, siç është vështirësia në frymëmarrje. Nëse dhimbjet shtohen nga i ftohti, atëherë përpiquni të qëndroni në ambiente të ngrohta dhe lëvizni brenda shtëpisë suaj që të përmirësoni fleksibilitetin e gjymtyrëve.