2 prill 2014 – Shpeshherë njerëzit fillojnë ditën e tyre duke konsumuar pijet e ngrohta siç janë çaji dhe kafeja, por pija më e mirë pas gjumit do të ishte uji me limon. Nuk është e thënë që uji të jetë gjithmonë i ngrohtë, por ai duhet të jetë i kthjellët.
Më poshtë mund të informoheni me disa nga dobitë shëndetësore si shkak i përdorimit të ujit me limon.
1. Mbron sistemin imunitar – zvogëlon rreziqet e infeksioneve të mundshme respiratore;
2. Alkalizon trupin – ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të shëndoshë acido-bazik të organizmit;
3. Ndihmon tretjen dhe shërimin e plagëve të ndryshme;
4. Pastron lëkurën;
5. Ju bën më energjik.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





