Art Gallery Boutique” është hoteli më i ri në Durrës me kushte optimale që ka hapur dyert këtë sezon veror për turistët, duke kombinuar më së miri gjithçka në një: komfortin e jashtëzakonshëm, ambientet me një dizajn të mahnitshëm që rrallë mund të gjenden në qytetin tonë; gërshetuar me një shërbim të nivelit të lartë që ofrohet në një nga zonat më të mira të qytetit me pamje nga Amfiteatri madhështor.

Është kjo godinë e ndërtuar në vitin 1934, e bërë nga arkitektët italianë asokohe, por e punuar me mjeshtëri e shije nga arkitekti Redi Myshketa, që ka kuruar deri në detaje minimaliste interiorin mahnnitës dhe pompoz.

Sapo hyn në oborrin e hotelit, të kuriozon mozaiku dhe po ashtu porta hyrëse e cila ka një simbolikë sa domethënëse aq dhe interesante: ajo përfaqëson portën e Durrësit, diellin që ngroh qytetin përgjatë gjithë vitit, harkun e galerive te amfiteatrit, si dhe një nga monedhat e gjetura para 2 mijë vitesh.

Ndaj dhe emri nuk është përzgjedhur pa qëllim për këtë hotel: ai është vërtet si një galeri arti e për këto na tregon më shumë Irva Duka.

Hoteli ka si synim që të jetë si një portë hyrëse për turistët e huaj dhe shqiptarë gjithashtu. Ajo është që në simbolikën e hotelit, që në logon e saj, që është porta hyrëse e qytetit të Durrësit. Gjithashtu ka dhe detaje të tjera të kulturës dhe artit të qytetit, siç janë disa detaje të veprave të gjetura në Durrës”.

Hoteli është një vitrinë magjepsëse e artit bashkëkohor, ku mund të shëtisni nëpër korridoret e zbukuruara me vepra magjepsëse, teksa sharmi i çdo dhome merr tjetër kuptim: secila prej 19 dhomave është unike, një kanavacë elegance dhe kreativiteti, ku dizajni elegant takohet me sofistikimin dhe luksin.

“Në këtë hotel është ndërthurja e artit, kulturës dhe komoditetit. Pra klientët gjejnë veç komfortit, edhe dizajnin e jashtëzakoshëm në hotel. Dhomat janë si tablo të pikturuara, ka secila veçantinë e saj dhe kanë dizajne të ndryshme. Hoteli i hapur 24 h dhe mikpritja që i bëhet klientëve është në kohë shumë të shpejtë”, tregon Irva.

Në 4 katet e hotelit, më së shumti dëgjon të flitet anglisht e italisht, pasi dominojnë turistët nga Italia, Hollanda, Gjermania, Turqia, Polonia, etj, por nuk mungojnë as turistët vendas, që e zgjedhin ndër të tjera edhe për shkak të lokacionit perfekt në një zonë të qetë në qendër të Durrësit.

Kryesisht ka pasur vizitorë të huaj dhe shumë më pak shqiptarë, por ne i presim të gjithë turistët në hotelin tonë”.

Një nga elementët e preferuara të klientëve është mëngjesi bufe, me ushqime tradicionale dhe të llojeve të ndryshme. E gjithëkush që dëshiron të konsumojë një mëngjes të larmishëm e të shëndetshëm, bufeja është e hapur gjithashtu edhe për klientët e jashtëm kundrejt tarifës prej 1000 lekësh.

Ambienti zgjidhet nga klientët si në ambientet e brendshme, apo edhe ato të jashtme në oborr, mbi këtë mozaik që ngjason me mozaikët e zbuluar nën rrënojat e Durrësit që datojnë që në periudhën e Antikitetit.

Nëse jeni duke kërkuar një arratisje romantike ose një pushim të qetë, “Art Gallery Boutique Hotel” ju sjell qetësinë, elegancën në çdo cep që pëshpërit luks dhe relaks!!!