20korrik 2015 – Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, sulmon nga komisioni i jashtëm ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ndërsa po diskutohej mbi marrëveshjen Shqipëri-SHBA për luftën kundër drogës, deputetja socialiste ka shpërthyer. “Berisha ka furnizuar me naftë makinerinë e Millosheviçit”, akuzoi ajo, duke përmendur edhe masakrën e Srebrenicës.
“Ka çuar fishekë, aty ku është bërë masakra”. Ajo madje vazhdoi me akuzat ndaj PD-së, duke thënë se kanë qenë ministrat e PD-së, në kohën e qeverisjes së djathtë, që kanë çuar fishekë në Ruanda.
Pas këtyre akuzave, të cilat ngrihen 2 vjet pas dorëheqjes së Berishës, në humbjet e vitit 2013, vetë ish-kryeministri nuk ka reaguar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/