Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka larguar nga detyra e kreut të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmatajn.

Vendimi i beftë është marrë këtë të mërkurë dhe në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela, shkruan Top Channel. Vetë prokurorja Prela, që prej muajit janar mbante detyrën e kryeprokurores në Prokurorinë e Durrësit.

Besim Hajdarmataj është njëri prej prokurorëve që po heton dosjen “Habilaj-Tahiri”. Largimi i tij si drejtues i Prokurorisë për Krimet e Rënda mbërrin një ditë pasi thërriti për të marrë në pyetje Gentian Cekan, shofer i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.