Gazetari Artan Hoxha i përgjigjet Dritan Zaganit lidhur me deklaratën e këtij të fundit. Në studion e ‘Opinion’ pak ditë më parë gazetari Hoxha foli për prokurorin Anton Martini, ky u bë shkak që Zagani të reagonte duke u shprehur se kishte respekt për punën profesionale të Artan Hoxhës, por nuk i pëlqeu fakti që ky i fundit foli me superlativa për prokurorin, që Zagani zgjodhi ta quajë ‘shërbëtor të krimit’.

Ndërkohë në një ragim të gjatë në mesnatë Hoxha i është përgjigjur Zaganit. Gazetari shrehet se Zagani ka sajuar për të gjëra të pavërta, ndërsa publikon fotot dhe dokumente kur ky i fundit është në Zvicër nën shoqërinë e nënkomisarit Emiljano Nuho.

Kujtojmë se nënkomisari Nuho ka rrëfyer ditën e djeshme për gazetarin Basir Çollaku në lidhje me hetimin e zhvilluar nga ai, për përdhunimin e Xhensila Malokut nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja. Oficeri akuzoi Taulant Ballën se nxori përdhunuesin nga qelia.

Reagimi i plotë i Artan Hoxhës:

Pergjigje e munguar per Dritan Zaganin….

Ke dy dite rresht qe pa asnje arsye ke sajuar dhe publikuar te paverteta ne adresen time, pa ruajtur asnje lloj etike njerezore. Per me teper,kur s'te kam lene asnje motiv ty personalisht, kur te kam mbeshtetur, perkrahur dhe dale ne mbrojtje per nje kauze te drejte.

Gjykova se denoncimi yt ishte nje kontribut ne luften kunder narkotrafikut dhe korrupsionit shteteror, te cilen une e kisha denoncuar perpara gjithkujt tjeter dhe me shume se askush tjeter duke rrezikuar jeten time ne plantacionet e narkotrafikut mbjelle me leje te rilindjes. Por mesa duket militantizmi politik ta ka erresuar gjykimin duke me ngaterruar dhe mua me nje militant politik. Je komplet gabim, jam po ai qe kam qene gjithmone pa bere asnje kompromis me te verteten dhe profesionin tim…

…..

Ne mbrojtje te se vertetes po te them se kjo eshte histori e sajuar dhe do publikoj fakte ashtu sic publikova sot ne mbremje ne Opinion. Nuk me intimidoni dot as ti dhe as cdo militant tjeter qe eshte sulur sot per te me kercenuar. Gazetaret profesioniste nuk ndahen ne tanet dhe te kundershtarit sipas interesit te momentit…

Meqe jemi te faktet dhe e verteta!

Dritan Zagani, une jam ai qe denoncoj dhe flas vetem me fakte. Me qe po kembengul forte se je zhgenjyer dhe te dukem ne mbrojtje te nje qeverie paudhesite e seciles i denoncoj perdite, po te bej disa pyetje:

A je ti ne kete foto dale ne Zvicer, bashke me nenkomisarin "hero" Emiljano Nuhu?

Si ka mundesi qe polici i larguar ilegalisht nga Shqiperia ndodhet kaq shpejt ne shoqerine tende ne Zvicer?

Cfare ju lidhi bashke?

A E KE NDIHMUAR TI NENKOMISARIN TE PAJISET ME DOKUMENTA QENDRIMI TE AZILANTIT NE ZVICER ?

Dritan Zagani te kam mbeshtetur ne denoncimin kunder narkotrafikut por ne sajesat dhe mashtrimet alla Babale, nuk te ndihmoj dot. Shijoeni azilin dhe lereni militantizmin politik se sajesat dhe mashtrimet dalin shume shpejt….

Ne foton e pare:

Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu, te fotografuar sebashku ne Gjeneve te Zvicres.

Ne foton e dyte:

Dokumentat e reja te qendrimit ne Zvicer, te familjes se nenkomisarit Nuhu, Emiljanos, bashkeshortes se tij dhe femijes, te leshuara ne Gjeneve…