DURRËS, 13 mars 2013 – Ish-kryetari i parë i PD-së në Durrës dhe ish-ministër në qeverinë e parë paskomuniste, Artan Hoxha, nuk do të jetë në listat e PD-së për deputet.
Këtë e ka pohuar me gojën analisti i njohur në televizionin “Albanian Screen”.
Sipas vetë komentuesit politik Artan Hoxha, atij i është bërë “ofertë serioze nga Partia Demokratike për të kandiduar në këto zgjedhje”.
Ish-kandidati për President të Republikës tha në emisionin “Prizëm” të gazetarit Aleksandër Furxhiu se ishte “ndjerë shumë i nderuar me respektin dhe vlerësimin që ka bërë PD-ja, por përgjigja ime ka qenë Jo”.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/