Gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi mbrëmë në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24 se cilin film serial me mafiozë ndjek kryeministri Edi Rama.
Hoxha tha se kreu i qeverisë ndjek me vëmendje serialin e njohur “Narcos” i cili tregon për kartelet e drogës në Amerikën Latine, shkruan BalkanWeb.
“Kryeministri po e ndjek edhe kapitullin e tretë të filmit Narcos, e konspekton, ndërthur mafien, politikën dhe organet e zbatimit të ligjit”, tha ai.
Gazetari gjithashtu i dha edhe një këshillë ironike Edi Ramës duke i thënë të shohë edhe serinë e fundit të serialeve.
“Ai të shohë edhe serinë e fundit të Narcos-it, se aty humbin ustallarët (trafikantët e drogës) dhe fitojnë fuqitë e mëdha”.





