Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame. Mësohet se Lame është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Kadastrës. Emërimi i Lames është firmosur ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë me miratimin e ligjit të ri 'Për Kadastrën' do të shkrihen në një tre institucioni i ALUIZNI-t, Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipotekës) dhe Agjencisë e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (AITPP).