Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka qenë i ftuar në emisionin "Mos i fol Shoferit" në RTV Ora.
I pyetur nga autorja e programit Rudina Dembacaj për ndonjë surprizë që ai i ka bërë bashkëshortes së tij, Lame ka zbuluar se në vitin 2013 ka qenë në gjendje jo të mirë ekonomike, pasi ishte i papaunë dhe i ka punuar asaj një rreng.
"Nuk e kam thënë asnjëherë por në vitin 2013 nuk kam qenë shumë mirë ekonomikisht se kam qenë papunë, tani duhet thënë jam mirë sepse puna në shtet ka benefite, ka gjëra të paguara, por atëherë merresha me punë civile. Ajo kishte dëshirë një dhuratë që unë nuk mund t’ja bleja dhe i çova vetëm kutinë bosh të asaj që ajo donte dhe kur hyra në punë vite më vonë ia bleva dhe atë që donte patjetër", është shprehur ai.





