Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për 15 personalitete, mes tyre aktorë, artisë dhe sportistë.
Sipas vendimit te qeverise, ketyre personalieteve u jepet shtesa e pensionit të posaçëm shtetëror, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Lista me emrat:
1-Arqile Lipe
2- Florinda Mazreku
3-Marjana Leka
4-Zef Çoba
5- Suzana Turku
6-Ilir Pojani
7-Haxhi Ballgjini
8- Bashkim Hoxha
9-Sulejman Mema
10-Andrea Marko
11-Robert Kuqo
12-Bujar Luca
13-Pjerin Bushati
14- Shpëtim Kushta
15- Skënder Gjondedaj