Nuk mund të bëhet art nëse nuk ke një vend të stabilizuar. Ky argumenti që ngrenë artistët në mbrojtje të territorit të Teatrit Kombëtar. Një territor që deri më tani ka qenë ekskluzivisht i teatrit, ndërsa me projektin e ri do të jetë një hapësirë tjetër multifunksionale në kryeqytet.
Një hapësirë që tashmë nëpërmjet një projektligji të Ministrisë së Kulturës i jepet një subjekti privat.
Reagimi vazhdon të jetë i njëzëri, protëstuesit thonë se nuk do të ndalen. Hapi i radhës janë dy letra publike.
“Është rast i rrallë në rruzull, në historinë e njerëzimit, që bëhet një ligj për një koncesion, për një firmë, për një truall. Hapi i parë është që ne të dërgojmë një letër të hapur kryetarit të kuvendit dhe presidentit të republikës, dhe pastaj do shikojmë dhe do presim deri ditën e premte. Këtë ta harrojnë që mund ta kalojnë lehtë, sepse ky është një krim, është një skenë korruptive, e cila bëhet hapur në sytë e të gjithëve”, tha Ervin Goci, aktivit i shoqërisë civile.





