Nga Gëzim KABASHI
Pesë artistë durrsakë do të prezantojnë në Spanjë dy vepra premierë, interpretuar nga Grupi Instrumental “Siglo XX”.
Ed Buharaja, kompozitor dhe pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë do të paraqesë në koncertin që organizohet në La Korunja në premierë botërore me veprën “B-B bachian reflex”.
Ndërkaq, në qytetin Ferrol dëgjuesit do të shijojnë nga kompozitori dhe violonçelisti Moni Kuriçi veprën “In Memoriam”, gjithashtu në premierë botërore.
Drejtuesi i grupit instrumental “Siglo XX”, Florian Vlashi tha se instrumentistët e familjes Vlashi do të jenë pjesë e ansamblit prezantues për veprat e porositura nga kompozitorët durrsakë.
Vepra e Buharasë me temën e Bahut nga 11 harqe, rikthen në vemendje koncertin e orkestrës “Jan Kukuzeli’ të vitit 1991 në Durrës – tha Florian Vlashi, edhe asokohe drejtues i orkestrës.
Një kujtesë tjetër është edhe ajo e veprës së Kuriçit për violonçel solo dhe kuartet harqesh e titulluar “In memoriam”.
Mes interpretuesve është përfshirë edhe Daniel Vlashi, spalë në Orkestrën e Berlinit, i cili këto ditë do të luajë në të njëjtin rol edhe në OSG, Orkestra Sinfonike e Galicisë.
Familjen e instrumentistëve Vlashi e plotësojnë violinisti Florian dhe Rediana, violonçeliste në Grupin “Siglo XX”.
Për Ditën e Letërsisë së Galicisë, është porositur nga Concello de Cultura de Galicia një vepër monodramë “Koncert për një njeri të vetëm” për bas-bariton; violinë solo e “Siglo XX” do të jetë Florian Vlashi.
Koncertet do të fillojnë nesër në mbrëmje pas javës së Rezidencës Artistike në Firenze.
Florian Vlashi është formuar në shkollën e mesme artistike në Durrës dhe në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ai njihet në atdhe, veçanërisht si themelues i Bienales “Netët e Muzikës Klasike”, që pas 20 vitesh u ndërpre vitin e kaluar nga mungesa e mbështetjes së pushtetit vendor dhe qendror.
Veç punës në Orkestrën sinfonike spanjolle të Galicisë, ai ka krijuar 28 vjet më parë në Korunja dhe drejton rregullisht Ansamblin Instrumental “Shekulli XX”, duke sjellë në Spanjë edhe veprat e kompozitorëve shqiptarë si Çesk Zadeja, Hajg Zacharian, Feim Ibrahimi, Edmond Buharaja, Zeqirja Ballata, Akil Koci, Rafet Rudi, Thoma Simaku e Dorian Çene.
𝟏 – 𝟔 𝐦𝐚𝐣. 𝐑𝐞𝐳𝐢𝐝𝐞𝐧𝐜𝐞 𝐀𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭𝐢𝐤𝐞, 𝐅𝐢𝐫𝐞𝐧𝐳𝐞
“𝙏𝙝𝙚 𝙢𝙪𝙨𝙞𝙘𝙖𝙡 𝙙𝙞𝙖𝙡𝙤𝙜𝙪𝙚 𝙛𝙧𝙤𝙢 𝙣𝙤𝙧𝙩𝙝 𝙩𝙤 𝙨𝙤𝙪𝙩𝙝, 𝙗𝙚𝙩𝙬𝙚𝙚𝙣 𝙘𝙤𝙣𝙩𝙞𝙣𝙚𝙣𝙩𝙨 𝙖𝙣𝙙 𝙨𝙩𝙮𝙡𝙚𝙨.”
PÄRT, GORECKI, ADÈS, TURINA etc.
Villa di Bivigliano,
Firenze.
𝟕 𝐦𝐚𝐣: 𝐯𝐢𝐨𝐥𝐢𝐧𝐞̈ 𝐬𝐨𝐥𝐨.
“𝙂𝙧𝙖𝙢𝙢𝙖́𝙩𝙞𝙘𝙖𝙨 𝙚 𝙞𝙡𝙪𝙢𝙞𝙣𝙖𝙘𝙞𝙤́𝙣𝙨”
Exposición pictórica de Miguel Anxo FERNAN VELLO.
QUIROGA “Emigrantes celtas”
KURTAG “Signs, Games and Messages” (selección)
Espiral Mayor Foro, 20:00h
Carballo.
𝟏𝟓 𝐦𝐚𝐣: 𝐆𝐫𝐮𝐩𝐨 𝐈𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐥 𝐒𝐢𝐠𝐥𝐨 𝐗𝐗
“𝙄𝙣𝙖𝙪𝙜𝙪𝙧𝙖𝙧 𝙤 𝙩𝙚𝙢𝙥𝙤 𝙙𝙖 𝙭𝙪𝙨𝙩𝙞𝙯𝙖”
KURIÇI “In memoriam” *
PEREIRO “O paseo das esfinxes”
BACH / PEREIRO “Suite Nr 3”
Centro Cultural Torrente Ballester, 20:00h Ferrol.
𝟏𝟔 𝐦𝐚𝐣: 𝐆𝐫𝐮𝐩𝐨 𝐈𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐥 𝐒𝐢𝐠𝐥𝐨 𝐗𝐗
“𝘾𝙤𝙣𝙘𝙞𝙚𝙧𝙩𝙤 – 𝘿𝙞́𝙖 𝙙𝙚 𝙡𝙖𝙨 𝙇𝙚𝙩𝙧𝙖𝙨 𝙂𝙖𝙡𝙡𝙚𝙜𝙖𝙨”
VIVALDI Concerto Grosso nr 11 op 3
BUHARAJA “B-B bachian reflex” *
MOSQUERA “Concerto para un home só”*
Teatro Colón, 20:30h.
La Coruña
(* world premiere)