Nxënësit e shkollës artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës kanë zhvilluar një koncert mbrëmjen e kaluar në ambientet e Muzeut Arkeologjik.

Ky aktivitet kulturor hap një episod të ri pas situatës së krijuar në vend për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ideatori i koncertit, profesori Dashamir Mehmeti shprehet se kjo risi do të vazhdojë për ditë me radhë.

“Artistët janë shumë të lumtur. Do të takohemi më datë 17 tek Amfiteatri i Durrësit. Një javë më pas në plazh.”

Koncerti i titulluar “Freedom” u prezantua nga Klea Jusufi, ndërsa udhëheqës artistik ishte drejtori i shkollës, Orges Mema.

Artistët e degëve të ndryshme luajtën pjesë muzikore me instrumentet e tyre duke argëtuar kështu të pranishmit.