Amfiteatri antik i Durrësit mikpriti fundjavën e kaluar një ansambël artistik nga Suedia.

Artistët e Korit Suedez "Helsingborgs Kammarkor", nën drejtimin e Sverker Zadig për afro një orë sollën para publikut të pranishëm një buqetë me këngë të autorëve suedezë, të mbështetur në folklorin vendas.

16 komponentët e ansamblit nga Suedia, të cilët kënduan a capella, interpretuan këngë pak të njohura për pjesmarrësit në koncert, të cilët nga ana e tyre vlerësuan seriozitetin profesional dhe cilësitë artistike të Korit "Helsingborgs Kammarkor".

Gjatë stinës së verës në arenën e amfiteatrin antik të Durrësit DRKK dhe Bashkia e Durrësit kanë organizuar një sërë veprimtarish, si koncerte muzikore apo shfaqje filmash artistikë.

G.K.