DURRËS, 15 tetor 2014–  Emocionet për ndeshjen Serbi – Shqipëri po i ndjen çdo shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve. Rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe që përkrahin djemtë e kombëtares duke i inkurajuar se besojnë në fuqinë e tyre.

Të shumtë janë edhe personazhet VIP që kanë publikuar foto me flamurin kuqezi dhe me statuse inkurajuese.

Edhe aktori i njohur Blerim Destani ka dalë në mbështetje të kombëtares tonë, duke publikuar një foto teksa mban në dorë flamurin shqiptar dhe mbrapa tij shihet që një tjetër flamur valvitet në makinën e tij.

Aktori i uron suksese kombëtares në përballjen e sotme me Serbinë, madje beson se Shqipëria do të arrijë të kualifikohet në Euro 2016.

Edhe supermodelja Angela Martini beson se djemtë e kombëtares do të arrijnë të fitojnë këtë ndeshje kaq të rëndësishme.