Daniel Donde është artisiti kontemporan i cili ka krijuar portretin e Nënë Terezës me gurë të çmuar. Ky portret është dhuruar nga vetë artisit Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit.
Në të parin prezantim në Tiranë, Daniele Donde, që veprat e tij e bëjne unik në krijmtarine botërore të artit të kohës, mes legjendave të Hollywood-it, qëndronte portreti i shqiptares, Nënë Tereza.
E punuar enkas për këtë ekspozitë, vepra që përjetëson me pak grimca të cmuara një fytyrë të paqtë, ishte dhurata që Donde mendoi për Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
“Ishte një dhuratë në shenjë mirënjohje për Shqipërinë mikëpritëse. Për miqësinë mes dy vendeve dhe për këtë grua të madhe. Ishte e drejtë që portreti të qëndronte në vendin e saj të origjinës”, ka thënë artisti.