Alban Nimani, i njohur si vokalisti i Asgjë sikur Dielli, i cili është grafik dizajner me profesion, është sulmuar publikisht nga një pedagog i Universitetit të Prishtinës, ish-koleg i tij tashmë, sepse këngëtari ka dhënë menjëherë dorëheqjen e parevokueshme nga ky institucion arsimor, ku ndoshta akti i sotëm ka mbushur kupën e pakënaqësive.

"Te dashur miq,

Dua te ju informoj se sot, ne zyren e prodekanit te Fakultetit te Arteve, jam sulmuar fizikisht nga nje profesor me marredhenie te rregullt pune qe quhet prof. asoc. Mehmet Behluli. Fale Zotit qe jam megjithate person gjakftohte.

Ky eshte niveli me i ulet ne te cilin mund te bie nje institucion publik i edukimit, e aq me teper nje Fakultet i Arteve.

Ky institucion ka rene nen cdo nivel etik, prandaj kjo leter eshte doreheqja ime e parevokueshme nga Universiteti i Prishtines – Fakulteti i Arteve.

Mendoj se Universiteti publik i Prishtines “Hasan Prishtina” eshte pjese shume e rendesishme e ekosistemit shteteror te Kosoves dhe me dhimbje te madhe mendoj se kete ekosistem e kemi c'kerdhy, prandaj shpresoj se profesoret do t’i harrojne interesat personale dhe te mendojne dhe punojne per femijet dhe te ardhmen e ketij vendi.

Me respekt, Alban Nimani", shkruan në statusin e tij artisti shqiptar.

Alban Nimani jeton mes Prishtinës dhe Tiranës, ku drejton qendrën kulturore Tulla, të pasur me aktivitete gjatë gjithë sezonit artistik, prej 3 vitesh tashmë, që nga hapja e saj.