Ka qëndruar për gati 40 minuta në ambientet e prokurorisë së Tiranës, Artur Bushi i cili akuzohet nga ish oficeri Emiljano Nuhu se ishte kërcënuar për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja. 

Sapo doli nga prokuroria (Ora 15:20) Artur Bushi hodhi poshtë akuzat dhe akuzoi Berishën si autori i baltës.

"Ka prova të sinjalit telefonik. Do të dalin të gjithë. Asnjë prej nesh nuk ka qenë pranë komisariatit. Është vazhdë e baltës së hedhur të Saliut ndaj meje dhe jemi mësuar."