DURRËS, 10 nëntor 2014 – Artur Caca, 21 vjeç së bashku me të dashurën 19 vjecare po ngiste një Peugeot 308 në autostradën Padova-Breshia, kur goditi një Citroen 3 të parkuar në shesh pushimin e autostradës. Goditja ishte aq e fuqishme sa humbën jetën dy 30 vjeçarë italianë, që ishin në Citroenin 3.
Arturi vetë u plagos lehtë dhe u dërgua në Spitalin e Padovës. Gjykata e akuzon Arturin për vrasje të shumfishtë aksidentale. Karabinieria, që hetoi aksidentin automobilistik, beson se Arturin për një moment e kishte zënë gjumi duke humbur kështu kontrollin e makinës, që po ngiste.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





