5 dhjetor 2014 – Mediat italiane herë pas here ofrojnë shembuj sesi emigrantët shqiptarë në Itali nuk heqin dorë nga vese tipike shqiptare, si p.sh.: rrahja apo dhunimi seksual i femrave. Harrojnë se në Itali për rrahje apo për dhunë seksuale kundra ndaj femrave përfundon në burg.
Rasti më i fundit është i Artur Cenajt i datëlindjes 1982, i cili që nga gushti 2008 deri në prill të 2010, here pas here rrihte dhe përdhunonte ish gruan e vet. Drejtësia në Itali vonoi katër vjet, por nuk harroi. Gjykata italiane e Kazertës (Caserta) e dënoi Arturin me 5 vjet burg për këtë dhunë seksuale ndaj ish-bashkëshortes. Karabinierët e arrestuan Arturin në qytezën e Frankolizes (Francolise) në Rajonin e Kampanisë, ku banonte dhe e dërguan në Burgun e Santa Maria Capua Vetere.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





