Një burrë ka treguar se si ka arritur të pranojë me veten rritjen “ekstreme” të qimeve të trupit.
Z. Teddybear, shqip “Arushi prej pelushi”, siç i pëlqen t’i referohen, nga Kalifornia , i ka rritur qimet e trupit që kur ishte 13 vjeç.
Ai tha se të qenurit leshator vjen me përfitimet e saj, sepse ai tani ka arritur të sigurojë jetesën nga qimet e tepërta të trupit duke krijuar produkte për ta mbajtur atë mirë.
Rutina e sipërmarrësit është integrale për të mbajtur këtë fizik të tij në formë, që gjithnjë të bie në sy, megjithatë ai nuk ka qenë gjithmonë kaq i sigurt për rritjen “ekstreme” të qimeve.
Z. Teddybear ka treguar: “Unë i depiloja qimet e trupit dhe i hiqja me lazer të gjitha vite më parë kur më vinte turp për këtë, por fatmirësisht kjo nuk funksionoi kurrë. Mbaj mend kur i rruaja, brenda tre orësh më rriteshin prapë.”
“Mjerisht në të kaluarën kam pasur ish-e që më turpëronin për qimet e trupit, ose në mënyrë agresive më bënin t’i hiqja ato, por kjo s’do të ndodhë kurrë më. Ose të më pranojnë si ujk, ose mund të shkojnë diku tjetër.”
Ai shtoi: “Jam mësuar me reagimet e njerëzve në këtë pikë, për fat të keq ka nga ata që tronditen ende.
“Kur unë eci në një dhomë dhe njerëzit më shohin të veshur me një bluzë, për të cilën nuk më vjen turp, do të shoh patjetër edhe dikë që do më tregojë me gjeste dhe do thotë diçka për pamjen time.
Më shpesh ndodh që të huajt më pyesin nëse mund të më përkëdhelin, sikur të jem një qenush.“
Sigurisht të pasurit kaq shumë flokë ka edhe problemet e veta.
“Kur je kaq leshator, lagështia nuk është miku yt. Ndonjëherë është shumë e vështirë t’i mbash drejt. Për të mos përmendur në vapë, është ferr dhe unë përfundoj duke u djersitur në shumicën e këmishave të mia”, tregon ai.
Por kjo nuk e shqetëson zotin Teddybear, pasi ai tani prodhon produktet e tij për t’i përdorur.
Ai shton: “Unë zakonisht i bëj produktet e mia. Shumica e vajrave të mjekrës që blini në dyqane prodhohen kaq lirë dhe në fakt ju thajnë leshin. Më pëlqen të sigurohem që imja të jetë e hidratuar dhe me aromë të mirë.
Unë e laj me shampo dhe e thaj në thellësi dy herë në javë. Unë shtoj vaj në flokët e trupit tim, kështu që ai i zbut edhe më shumë dhe shton një aromë të pabesueshme të këndshme.“





