16 shqiptarë emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga mediat italiane, kanë përfunduar në pranga. Ata janë arrestuar në kuadër të operacionit “Arusha” për trafik të pastër të kokainës në Abruzzo. Në aksion u përfshinë edhe helikopterë dhe qenë antidrogë që zhvilluan kërkime në 26 shtëpi.

 Trafikantët e dyshuar janë rreth 34 persona, të cilët e kishin fshehur kokainën në pyll. Trafiku i drogës kryhej nga Rimini dhe Padova në drejtim të Rocca San Giovanni (Chieti).

 “Ishte një goditje e madhe e trafikut të drogës në rajonin tonë”, tha prokurori Old Lanciano në konferencë për shtyp. Hetimet ishin të vështira, pasi në rrjetin e shitjes ishin përfshirë edhe italianë. Rol të rëndësishëm në trafik kishin edhe tri gra, dy italiane dhe një shqiptare.

Metoda ishte pak a shumë e njëjtë, në çdo udhëtim dërgohej 250 gram kokainë.

Hetimet nisën në tetor të vitit 2015, pas konfiskimit të 140 gram kokaine të pastër. Më 20 nëntor 2015 u sekuestruan edhe 1 kg e 60 gram kokainë Rimini.