KORCE, 24 prill 2013 – Një ditë pas konferencës për zgjedhjet në Washington, ambasadori Aleksandër Arvizu është përqendruar në deklaratat e bëra nga qyteti i Korçës në problematikën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor në Shqipëri.
“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Çdonjëri dëshiron që të ketë zgjedhje të mira dhe populli shqiptar e meriton këtë”, është shprehur Arvizu.
Lidhur me shqetësimin se nëse mundet që zgjedhjet të shtyhen ai u shpreh se, “askush nuk po flet për bojkot, askush nuk po flet për zgjedhje të shtyra. Duhet të ekzistojë gjithëpërfshirja për të cilën fola dje. Të gjitha pjesët përbërëse ekzistojnë. Nuk duhet të ketë një farsë, por thjesht njerëzit t’i futen punës seriozisht, për një KQZ funksionale”,- deklaroi Arvizu në Korçë.
Diplomati amerikan ka vlerësuar se është e rëndësishme të ristrukturohet KQZ, dhe prej këtej të nisë edhe kompozimi i 89 KZAZ-ve.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





