TIRANE, 12 shkurt 2013 – Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, ashtu sic kishte paralajmëruar iu drejtua mesditës së sotme për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar të Sigurisë.
Mësohet se kreu i prezencës së SHBA-së në Tiranë gjatë fjalës së tij e ka vënë theksin tek rëndësia e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ndërkohë që rëndësi i kushtoi edhe kontrollit demokratik të institucioneve të sigurisë.
Në një prononcim për mediat, ambasadori amerikan vuri theksin tek roli i mbikqyrjes parlamentare mbi cështjen ushtarake dhe të sigurisë së vendit.
“Roli i mbikëqyrjes parlamentare mbi cështjen ushtarake dhe të sigurisë së vendit. Mes shumë parimeve që diskutuam ishin tre të të rëndësishme që nënvizuam” tha Arvizu.
Leonard Demi: : Javën e ardhshme pr/ligji për mbikëqyrjen parlamentare
Në një prononcim për mediat, kreu demokrat i komisionit, Leonard Demi dekalroi se Javën e ardhshme komisoni do të diskutojë pr/ligji për mbikëqyrjen parlamentare.
“Ky është një dialog i kahershëm që ne kemi të cilin do e vijojmë edhe me përkrahjen e ambasadës amerikane. Javës që vjen në komisionin e sigurisë në do diskutojmë ligjin e mbikëqyrjes parlamentare të institucioneve informative të vendit tonë”, tha Demi.
Ilir Gjoni: Me rëndësi mbikëqyrja e sigurisë
Përfaqësuesi i PS-së në Komision Ilir Gjoni vuri theksin tek rëndësia e mbikëqyrjes së institucioneve të sigurisë në vend.
“U vlerësua bashkëpunimi që atasheu ushtarak dhe gjithë personeli i SHBA i kanë dhënë institucioneve të sigurisë. U theksua si nga ambasadori dhe gjithë anëtarët e komisionit mbikëqyrja e elementëve të sigurisë”, tha Gjoni.