Ambasadori amerikan Arvizu, nga qyteti i Shkodrës është prononcuar në lidhje me shkatërrimin e armëve kimike siriane në Shqipëri. Në fjalën e tij, ai ka nënvizuar faktin se Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe si e tillë ka kontribut. Ambasadori Aleksandër Arvizu nuk nguron të citojë se armët kimike, përbëjnë një rrezik kërcënues për të gjithë njerëzit, ndaj do të investojnë në specializimin e të gjitha standarteve kundër armëve.

“Së pari më lejoni të them që SHBA është vlerësuese dhe mirënjohëse për pozitën e fortë që ka mare qeveria shqiptare për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB me numër 2218 dhe për programin e eliminimit të armëve kimike të Sirisë. U përket kombeve përgjegjëse ku bën pjesë edhe SHBA dhe Shqipëria, në mënyrë që të gjejmë një mënyrë efektive dhe brenda kohës për të bashkëpunuar për të eliminuar kërcënimin që krijohet prej programit të armëve kimike të Sirisë.SHBA dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s dhe vetëm 26 kombet e tjera kanë të njëjtin status dhe vërtet shpresojmë që rruga e Shqipërisë drejt BE-së do të vazhdojë dhe duke punuar së bashku me Shqipërinë dhe partnerët e tjerë, që të gjejmë mënyrë kontributi, qoftë kjo për të gjetur pajisje, specialist, ekspertizë, asistencë financiare, të gjitha këto për kërcënimin që shkaktojnë këto armë kimike”, tha ai.Këto deklarata, ambasadori i SHBA i bëri pas një takimi falenderimi me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, në kuadër të përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.