TIRANE, 07 mars 2013-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksander Arvizu deklaron se shqiptarët e meritojnë një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetin social Facebook, Arvizu deklaroi se shqiptaret duhet të marrin përgjegjesine e ndertimit te nje shoqerie me te mire; kete nuk mund ta bejne njerezit nga jashte. Nje pjese e kesaj pergjegjesie perfshin me shume angazhim qytetar dhe me shume kembengulje ne kerkimin e llogarise nga zyrtaret dhe udheheqesit e zgjedhur”.
Sipas tij, populli shqiptar meriton te kete zgjedhje te lira dhe demokratike.” Vleresimi yne do te jete objektiv dhe i bazuar mbi cfare ne vezhgojme perpara, gjate dhe pas zgjedhjeve”, theksoi Arvizu.
Pyetjes per zgjedhjet Arvizu ju pergjigj se “te gjitha palet pergjegjese (KQZ-ja, qeveria, partite politike dhe kandidatet e pavarur) duhet te veprojne ne menyra te tilla qe te rrisin besimin publik ne proces, dhe si rrjedhim, nje rezultat qe pasqyron vullnetin e njerezve ne 23 Qershor. Edhe secili prej votuesve ka pergjegjesi. Prandaj dhe une i inkurajoj te gjithe qe te nenshkruajne zotimin “Sepse e Dua Vendin Tim” ne faqen e Facebook-ut te ACT Now! Nese te gjithe bejne detyren e tyre, atehere nuk ka asnje arsye perse keto zgjedhje te mos jene me te lirat dhe me te ndershmet ne historine e Shqiperise”.
I pyetur nese SHBA kerkon stabilitetin apo demokracine ne Shqiperi, Arvizu u pergjigj se “Me kane pyetur edhe me pare per kete gje dhe gjithmone jam pergjigjur duke thene se une mendoj qe kjo eshte nje ndarje ne dysh jo e vertete dhe fallco. Stabiliteti dhe demokracia nuk jane reciprokisht ekskluzive. Duke folur ne praktike eshte e veshtire te kesh njeren pa pasur tjetren. Ky eshte rasti edhe ne Shqiperi”.