14 gusht 2013- Ambasadori amerikan në ikje Aleksandër Arvizu zhvilloi sot një takim në selinë e Partisë Socialiste me Sajmir Tahirin, i cili nga shtatori i këtij viti do të jetë në krye të ministrisë së Brendshme. Mësohet se në takimin që zgjati për rreth 90 minuta, është diskutuar mbi situatën e sigurisë dhe rendit publik në vend. Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit, shkëmbyen ide e mendime mbi sigurinë si edhe planet për të ardhmen.

Reformat të vazhdojnë mbi sukseset e arritura deri tani. Ishte mesazhi që ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, dha në përfundim të një bisede që zhvilloi me ministrin e Brendshëm të qeverisë së ardhshme, Saimir Tahiri.



Po zhvillojme konsultime me njerezit qe do te qeverisin dhe sigurisht ministri i Brendshem eshte nje aktor kyc. Kemi me vete nje ekip te gjere te ambasades. Kemi folur per probleme te ndryshme, po perpiqemi qe te ndertojme mbi sukseset qe jane arritur deri tani. Por Qeveria e re ka marre nje mandat shume te forte nga populli dhe me siguri ka pritshmeri te larta persa i perket reformave. Ne duam te jemi mbeshtetes te plote te axhendes se integrimit europian te vendit. Sigurisht cdo gje do te varet nga Qeveria, ata jane ne detyre, jo ne. Por ne jemi ketu per te ndihmuar dhe per te qene nje partner bashkepunues.

Në takimin në selinë e PS-së, merrnin pjesë ekspertë të ndryshëm, pjesë e stafit të ambasadës së SHBA. Niveli I kriminalitetit ishte një nga shqetësimet e përmendura nga amerikanët.
Ne cdo demokraci ka probleme konkrete qe prekin qytetaret si niveli i krimit, korrupsioni dhe gjera si keto. Pra folem edhe per gjera konkrete dhe se si mund te ndajme eksperiencen tone proaktive ne parandalimin e krimit. Krimi eshte nje ceshtje shume e veshtire edhe ne SHBA, nuk ka nje formule perfekte. Por eshte me rendesi qe Z. Tahiri dhe Qeveria e re e kuptojne qe kjo eshte nje problem qe shqeteson shqiptaret, eshte nje problem per ne pasi duam qe ta ndihmojme qeverine dhe qytetaret, dhe te mbeshtesim axhenden integruese te Shqiperise. Ndaj, kete do te bejme, do te ndihmojme.