TIRANË,26 gusht 2013 – Ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu zhvilloi sot rreth orës 16:00 në selinë e Partisë Socialiste një takim me Mimi Kodhelin, e propozuar nga Rama si ministre e Mbrojtjes. 

Në fund të takimit 2 orësh, Mimi Kodheli, ministrja e re e Mbrojtjes dha një prononcim të shkurtër për mediat mbi temën e takimit të kryer me ambasadorin Arvizu. 
“Shqipëria do të jetë vend kontribues për paqen dhe ambasadori Arvizu më siguroi se do të vijojë të mbështesë në këtë plan qeverinë e re. Ai garantoi mbështetje në të gjitha fushat, përfshirë dhe mbrojtjen”, tha Kodheli.
Nga ana e tij, ambasadori Arvizu i pyetur mbi temën e këtij takimi tha shkurt se përmbajtja e gjithë bisedës ishte ajo cfarë tha, znj, Kodheli. 
I pyetur sesa shqetësues është fakti se nëse çështjen në SHQUP janë të përfshirë në interesa pronësie edhe qytetarë amerikane Arvizu u shpreh se kjo se nëse janë të përfshirë dhe amerikanët në këtë cështje, patjetër që do të shqetësoheshin shumë. 
Në komentin e tij shkurt, diplomati amerikan do ta vlerësonte cështjen e pronësisë në Shqipëri, si shumë shqetësuese. 

“Cështja e pronave është tepër e komplikuar në Shqipëri”. 

Takimi me ministren e ardhshme të Mbrojtjes është i dyti i kësaj natyre, pak ditë më parë Arvizu takoi ministrin e Brendshëm të propozuar nga Rama për qeverinë e re, z Sajmir Tahiri. Arvizu ka takuar ditë më parë edhe atë që pritet të drejtojë ministrinë e Drejtësisë në qeverinë e ardhshme, Nasip Naçon.


/BalkanWeb/