Pas daljes nga Big Brother Vip, moderatorja Kiara Tito ka reaguar në rrjete sociale.
Ajo ka falenderuar gjithë ndjekësit për përkrahjen dhe mbështetjen e ofruar gjatë gjithë qëndrimit të saj në BBV2, si dhe ka deklaruar se do t’i qëndrojë besnike ndjenjës së saj për Luizin.
“Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin♥️ Luiz Ejlli”,- shkruan Kiara Tito.