Edhe kompeticioni më i madh për klube në kontinent, Champions League nuk kishte sesi t’i shpëtonte masave të marra për mospërhapjen e Covid-19. Pas lajmit se Barcelona dhe Napoli do të luajnë pa tifozë, vjen një tjetër njoftim zyrtar në lidhje më zhvillimin e një tjetër ndeshje të Champions.

Prefektura e Parisit ka njoftuar se ndeshja PSG-Borusia Dortmund do të luhet pa praninë e mbështetësve në ambientet e stadiumit. Ndeshja është e programuar të luhet pas dy ditësh dhe deri tani njoftimi ishte se do të zhvillohej me tifozë, por qeveria franceze ka marrë një tjetër vendim.Franca është një nga vendet më të prekur nga koronavirusi në Europë dhe si masë për mospërhapjen e Covid-19 është njoftuar edhe zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë.

Koronavirusi ka bërë që eventet futbollistike të jenë në një dilemë të madhe edhe për anulimin e tyre, por meqenëse koha e shlyerjes së ndeshjeve është e pamjaftueshme, zgjidhja e vetme është zhvillimi i tyre pa tifozë.