Eventi “As dimri s’na fik Vespat”, i organizuar nga Vespa Club Epidamn, mblodhi rreth 50 vespistë nga Durrësi, Tirana, Vlora dhe Shkodra.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale vlerësoi atmosferën dhe energjinë e krijuar nga pjesëmarrësit.
Xhiro përfshiu disa nga pikat më ikonike të qytetit, si Vila e Zogut, Porti i Durrësit, Torra dhe Muri Bizantin, ndërsa u mbyll buzë detit me një perëndim simbolik, duke finalizuar një ditë të mbushur me pasion dhe promovim të qytetit.
Postimi i plotë i Sakos:
“As dimri s’na fik Vespat”, eventi i organizuar nga Vespa Club Epidamn mblodhi rreth 50 vespistë nga
Durrësi, Tirana, Vlora dhe Shkodra. Pjesëmarësit krijuan një atmosferë mjaft të bukur duke eksploruar pikat më ikonike të qytetit: Vilën e Zogut, Portin, Torrën dhe Murin Bizantin. Xhiro u mbyll me një perëndim magjik
buzë detit perfekt për të finalizuar një ditë plot adrenalinë dhe pasion.





