"As është parë e as dëgjuar deri më sot, kjo që ndodhi në Gjykatën e Durrësit!"

Kështu e nis reagimin e tij ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani rreth vendimit të gjykatës për t'i vërtetuar mandatin Valbona Sakos si kryebashkiake e qytetit të Durrësit.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se Siguria Juridike, gjëja e gjykuar, hierarkia gjyqsore dhe të gjitha parimet themelore të sundimit të së drejtës nuk ekzistojnë më.

POSTIMI I PLOTË

As është parë e as dëgjuar deri më sot, kjo që ndodhi në Gjykatën e Durrësit!

Që dy gjyqtarë të së njëjtës gjykatë të shqyrtojnë dhe të vendosin mbi të njëjtën kërkesë, me të njëtjët kërkues e me të njëjtin objekt nuk kishte bërë vaki!!!

As korrupsioni nuk e ka bërë dot këtë pocaqi ligjore.

Dmth ç'a s'do jepnin humbësit e gjyqeve, që të ri gjykoheshin nga fillimi me një gjykatës tjetër që ja kanë "gjetur anën"…

Pra Siguria Juridike, gjëja e gjykuar, hierarkia gjyqsore dhe të gjitha parimet themelore të sundimit të së drejtës NUK EKZISTOJNË MË!

Nuk kisha ndonjë dyshim që rrumpallhania politike që qeveris kështu do bënte, por nuk e di se ç'thotë Palmeri, Sorecca, Mogherini, Hahn, Reeker, Boschard e nuk e di kush tjetër?!!! 

Të fala reformës, drejtësisë e gjith shtetit ligjor- i thonë kësaj pune!