Një eksperte e familjeve mbretërore ka akuzuar Meghan Markle sepse sipas saj ajo ka tendenca që të jetë një “Yll ndërkombëtar”, edhe pse është e martuar me princin e familjes mbretërore britanike.

“Mendoj që Meghan duhet ta kuptojë që nuk mund të jetojë jetën siç do ajo. Duhet ta dijë që tani është pjesë e familjes mbretërore, dhe nuk është më pjesë e Hollywoodit. Duhet të sillet ndryshe.” thotë Anna Pasternak.

“Ajo duhet ta kuptojë që nuk mund të jetë një yll ndërkombëtar. Ajo duket se po tenton që ta sjellë stilin e saj të jetës brenda monarkisë, dhe nuk e mendoj se kjo është e përshtatshme, dhe me shumë gjasë nuk do të funksionojë.” shtoi Pasternak.

“Në fakt Markle nuk ishte as në listën e yjeve të Hollywoodit, përpara se ajo të lidhej me Princin Harry. E para kësaj ajo ka qenë vetëm një aktore mbështetëse, pa pasur ndonjë rol kryesor”,– tha ekspertja Pasternak, raporton Fox News.