Polici që i mundësoi kryebashkiakut Erion Veliaj që të komunikojë në telefon me të afërmit ka zbular detaje të reja në lidhje me këtë çështje. Polici ka bërë me dije se telefonin ia kishte dhënë Veliajt pasi kishte frikë nga pushteti që ai kishte. Sipas dëshmisë së tij Veliaj ka komunikuar me bashkëshorten e tij dhe vëllanë.
Sipas tij komuniki është bërë pasi Veliaj i ka kërkuar që ti bëjë një nder dhe ti japë telefonin që të flasë me të vëllanë. Kjo kërkesë e Veliajt ka ardhur në zonën te shinat e trenit pranë SPAK. Polici është shprehur se Veliaj gjatë telefonatës ka shprehur pakënaqësitë e tij për shtyrjen e shpalljes së vendimit në një ditë tjetër ndërsa shpresonte se do dilte.
Fatjon Baci: Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Ia dhashë, dhe foli me vëllain e tij. Këtë e verifikova më vonë. Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin. Mesa kujtoj, pasi mbaroi bisedën me vëllain, Erioni nuk ma ktheu telefonin se bëri telefonatë tjetër, pa më thënë mua. Kujtoj se ka biseduar me gruan, e tij. Këtë gjë e kuptova se u dëgjua një zë femre. Me gruan e tij, foli të njëjtat gjëra si me vëllain. Erioni i thoshte gruas së tij, se në seancë kishte folur edhe për përgjimet që i kishin bërë. Po kështu, gjatë bisedës me bashkëshorten, Erioni i thoshte që të shkonte të takonte avokatin për të bërë një prokurë apo kontratë, që mos t’i vinte aforfe. Pra, kërkonte që të bënte kontratën për çmimin e avokatit. Pasi foli me gruan, më tha nëse mund ta përdorte telefonin edhe për disa minuta, pasi donte të lexonte lajmet. Unë ia lashë në përdorim për rreth 5 minuta, shfletoi internetin në Safari ku shfletoi mediat. Kur më ktheu telefonin, nuk më tha asgjë. As faleminderit. Kam dorëzuar Erionin në IEVP dhe jam larguar për në banesë. Gjatë rrugës, verifikova numrat, që ishin po të njëjtët që kishte biseduar një ditë më para. Pra dy numrat, vëllai dhe bashkëshortja. Numrin tjetër që përmenda më sipër që kishte “21” nuk e gjeta. Kam fshirë thirrjet dhe kam vijuar programin tim ditor.
Erion Veliaj është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurive” dhe “futje të sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”.
Akuzat iu komunikuan ditën e djeshme në paraburgimin e Durrësit ku mbahet me urdhër të SPAK prej 10 shkurtit. Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur në total 30 persona, kompani dhe organizata jofitimprurëse, mes tyre dhe bashkëshorten e Veliajt, ish-kryetaren e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka, 7 biznesmenë, familjarë e punonjës të kompanive të Ajola Xoxës.





