Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar zgjedhjet e mbajtura dje në Kosovë, ku kryeministër u vetëshpall Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Manjani vlerëson zgjedhjet ndërsa shkruan se Kosova zgjedh demokratikisht një sistem proporcional dhe me lista të hapura.
Sipas ish-ministrit, zgjedhjet në Shqipëri janë për turp e faqja e zezë.
POSTIMI I PLOTË
Çfarë zgjedhjesh!
Çfarë demokracie!
Votim, numërim dhe rezultat brenda dit-natës.
As zhurmë, as shamata.
Kosova zgjedh demokratikisht në një sistem proporcional dhe me lista të hapura.
Kosova zgjidh krizën politike me zgjedhje, si çdo komb e edukuar demokratikisht.
Kosova, shtet i ri me kufizime absurde deri tek lëvizja e lirë është shembull demokracie!
Republika e Shqipërisë është turp e faqja e zezë!
Politika të mos hajë më shumë m… (ose të hanë po tu hahet), por të mësojë nga Kosova!





