SHBA– Autoriteti i Standarteve të Reklamave (Adversiting Standards Authority) në Britaninë e madhe ka ndaluar një foto të fushatës publicitare të markës së njohur amerikane të veshjeve American Apparel, të publikuar në kopertinën e revistës Vice Magazine.
Imazhi për të cilin ASA ka kritikuar markën amerikane shfaq një vajzë të re të ulur në karrike me këmbët e ngritura lart dhe me të brendshmet që i duken mjaft qartë. ASA e ka cilësuar reklamën të papërgjegjshme dhe ofenduese.
Kjo nuk është hera e parë që American Apparel bën gabime të tilla. Kompanisë amerikane iu tërhoq vëmendja në vitin 2009 për përdorimin e modeleve shumë të reja në poza seksi.