DURRËS, 13 tetor 2014 –  Të shtunën më 11 tetor 2014, në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales së Tiranës “Ngjallja e Krishtit” u zhvillua Asambleja e Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë. Lidhja synon kultivimin shpirtëror të anëtarëve të saj, zhvillimin e marrëdhënieve ndërpersonale, dëshminë e së vërtetës Orthodhokse, shërbimin social, për mbështetjen e njerëzve në nevojë etj.

Fjalën e hapjes e mbajti Kryepiskopit Anastas, i cili foli rreth temës “Kërkimi fetar në Evropë. Rëndësia e pakicave krijuese”.
Në pjesën e dytë të veprimtarisë u mbajtën disa referate nga anëtarë të Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë: Nga Prof. dr. Robert Andoni “Mjekë të shquar orthodhoksë”; nga Anastasia Pite “Gruaja Orthodhokse dhe besimi”, nga Prof.as dr. Pirro Prifti “Veçori të bashkëjetesës fetare” dhe nga Dr. Dritan Shano “Zhvillimet ekonomike dhe sfidat me të cilat përballemi”.
 Lidhja shprehu qartë nevojën e pjesëmarrjes aktive dhe krijuese të Orthodhoksëve që kanë formim universitar në jetën e Kishës, brenda shoqërisë bashkëkohore shqiptare.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/