DURRËS, 19 nëntor 2014 – Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli shkruan në llogarinë e saj në facebook se është ftuar të marrë pjesë në sesionin e 60-të të Asamblesë së Natos. Kjo asamble do të mblidhet në Hagë, ku 300 deputetë nga 28 vende anëtare të NATO-s do të përfaqësojnë vendet e tyre.
“Asambleja e Natos mblidhet në Hagë në një kohë sfidash të mëdha për botën. Sesioni do mbledhë 300 deputetë nga 28 vende anëtare të Natos nga Amerika e Veriut dhe Europa, si dhe delegatë nga vende partnere dhe vëzhguese nga 21-24 nëntor, për të diskutuar çështje të sigurisë transatlantike dhe raportet e përgatitura nga komitetet e Asamblesë. Në plenare do adresojnë mes të tjerëve Jens Stoltenberg,Sekretar i Përgjithshëm dhe Kryetar i Këshillit Atlantiko Verior, Kryeministri i Holandës Mark Rutte, Presidenti i Asamblese se Natos – Hugh Bayley, Jaap de Hoop Scheffer etj. Në këtë asamble do marr pjesë, si anëtare e delegacionit të Parlamentit Shqiptar,vend antar i Natos”.





