Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) miratoi rezolutën që dënon sulmin ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës

Asambleja ka miratuar një rezolutë që kërkon aksesin e ndihmës dhe mbrojtjen e civilëve në Ukrainë dhe kritikon Rusinë për krijimin e një situate “të tmerrshme” humanitare në vend.

Rezoluta, e hartuar nga Ukraina dhe aleatët, u mbështet nga 140 vende.

Pesë shtete anëtare: Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia, votuan kundër, ndërsa 38 të tjerë abstenuan.