Reforma në drejtësi, për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, është peng i vullnetit të kryeministrit Edi Rama. Shqetësimet për këtë reformë Basha i paraqiti në Asamblenë e Partive Popullore Evropiane, ku zhvilloi takime edhe me drejtuesit e Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul dhe Antonio Lopez-Isturiz.
Kryetari i Partisë Demokratike tha se “mazhoranca është e përçarë në dy drafte, sepse Rama nuk do konsensus dhe synon kapjen e drejtësisë.” Ndërkohë, duke folur për situatën e sigurisë publike në vend, basha tha se “bandat bëjnë ligjin, sepse kanë mbështetjen e pushtetarëve.”