Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar gjatë Asambles së Partisë Socialiste, ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Rama deklaroi largimin e Olta Xhakës nga detyra si ministre e Jashtme dhe në vend të saj emëroi Igli Hasanin. Ministër i Financave dhe Ekonomisë do të jetë Ervin Mete.
Po ashtu, është larguar nga detyra e ministrisë së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke zëvendësuar Evis Kushin në detyrën e Ministres së Arsimit, ndërsa në krye të Shëndetësisë do të jetë Albana Kociu.
Frida Krifca është larguar nga detyra e ministres së Bujqësisë dhe është zëvendësuar nga Anila Denaj.
Delina Ibrahimi ka kaluar nga ministre Financave dhe Ekonomisë te ministrja për për Sipërmarrjen dhe Biznesin.
Ndryshimet në qeveri:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani
Ministre e Sportit dhe Arsimit, Ogerta Manastirliu
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj
Ministrisë i Shëndetësisë Albana Kociu
Ministri Shteti për Sipërmarrjen dhe Biznesin Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.