Pas Kongersit të Jashtëzakonshëm u mblodh edhe Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, anëtarët e së cilës votëbesuan aparatin përbërës të Sekretariatit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Mësohet se Adrian Çela është votëbesuar si Sekretar Organizativ, ndërsa ish-ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomiu zgjodh Sekretare e Programit.

Ndërkohë, Blendi Klosi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ndërsa sekretar i Burimeve Njerëzore u zgjodh Eduart Ndreca dhe Evis Kushi Sekretare e Gruas.

Etjen Xhafaj, Sekretar Digjital dhe i Rinisë, ndërsa Eridjan Salianji Sekretar për Çështjet Zgjedhore, Romina Kuko Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë.

U bë e mundur zgjedhja e Sekretarëve të Rinj si më poshtë:

Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm

Ardian Çela – Sekretar Organizativ

Eduart Ndreca – Sekretar i Burimeve Njerëzore

Evis Kushi – Sekretare e Gruas

Etjen Xhafaj – Sekretar Digjital dhe i Rinisë

Eridjan Salianji – Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Milva Ekonomi – Sekretare e Programit

Romina Kuko –  Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë