Asambleja Kombëtare e PS-së, pas 5 orësh diskutime, ka mbyllur punimet. Mësohet në mbledhje ka qenë fokusi te riorganizimi i partisë dhe diskutimet për zgjedhjet e 2025-ës.

Mësohet se Asambleja do të rimblidhet sërish më 16 mars, por këtë herë në qytetin e Durrësit.

Në një asamble të fokusuar në gjendjen të cilën ndodhet baza socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë një kërkesë. 

Mësohet se Rama ka shprehur shqetësimin e mos përfshirjes sa duhet në rrjetet sociale, nga anëtarët e Asamblesë, përfshi drejtuesit politik në qarqe. 

Drejtuesit e qarqeve kanë evidentuar problematika të ndryshme dhe janë lënë detyra për t’u korrigjuar.