Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku zbardh disa nga temat që do të diskutohen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg. Demokratja bën me dije se çështja e ditës do të jetë Kosova, ndërsa më tej shprehet se do të prezantojë një rezolutë për deputetin gjerman, Knut Abraham.
“Nga Strasburgu Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës, ku çështja e ditës do të jetë Kosova. Mbas prezantimit të një rezolute me deputetin gjerman, Knut Abraham. Sot, do të diskutohet në seancën e pasdites një diskutim urgjent ku do të fokusohem në 3 tema kryesore
Së pari, në dënimin e sulmit në veri të Kosovës. Vendosjen para drejtësisë të gjithë personave përgjegjës, qofshin instancazyrtare apo grupe terroriste Së treti, mbledhja e të gjithë provave që një hetim i plotë ndërkombëtar të vendos përpara drejtësisë të gjithë personat përgjegjës për këtë çështje
E pamundur që të avancohet në procesin e dialogut, të rikthehemi aq të nevojshëm të dialogut nëse ky akt terrorist nuk do sqarohet me Kosovën.”, u shpreh Tabaku.