Jasir Asani ishte edhe njëherë tjetër protagonist me fanellën e kombëtares. 28-vjeçari shënoi golin e parë në triumfin 3-0 ndaj Çekisë në Air Albania teksa gjeti golin me një “predhë” nga distanca, goditje që tashmë nuk janë më surprizë për askënd. Asani, i cili ka fituar dashurinë e të gjithë tifozëve bëri një gjest të veçantë duke shkëmbyer fanellën me një nga tifozët më special të kombëtares si “Ballist” Morina. Ndryshe nga zakonisht ku lojtarët ndërrojnë fanellat me njëri-tjetrin, Asani vendosi t’i afrohej tifozëve dhe të shkëmbente fanellën me Ismail Morinën.

Postimi i “Ballist” Morinës: I ndërruam fanellat me Jasirin duke thyer nji TABU (nji futbollist profesionist ndërron fanellën me nji tifoz po aq profesionist) dhe nuk mbaron këtu, me propozimin tim dhe me mirëkuptimin e plotë t’vetë Jasirit fanellën e tij nuk do e mbaj unë por do i dorëzohët kazermës së POLICISË së KOSOVËS me n’veri t’REPUBLIKËS së KOSOVËS n’shenjë respekti,mirënjohjeje dhe mbështëtje për t’gjithë djemtë tanë n’ato anë!Rroftë shtetësia e Kosovës!!!!Rroftë shpirti i shqiptarit!!!!