Plot 35 milionë lekë, 15 prej të cilave për blerje asfalti, dhe 20 milionë për sinjalistikë rrugore horizontale dhe vertikale ka akorduar bashkia e Durrësit për vitin 2018.

Ndërrmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve, e cila është përgjegjëse për fondet dhe mirëmbajtjen e rrugëve,  prej disa ditësh ka nisur asfaltin e një sërë rrugësh kryesore që kanë patur dëmtime, ndërsa është në proces tenderimi i fondit për sinjalistikën rrugore.

Alion Hyska, drejtor i kësaj ndërrmarrjeje, në një intervistë për "DurrësLajm", tha se puna ka nisur para sezonit sezonit turistik për asfaltimin e për t’i bërë rrugët e qytetit sa më efektive për përdoruesit.

Ndërkohë Hyska bën me dije se po vijohet me restaurime të disa sektorëve rrugore me fondet dhe buxhetin e vetë ndërmarrjes. Për t’i realizuar sa më shpejt këto ndërhyrje emergjente për sezonin turistik do punohet me 2 turne.

Krahas rrugëve të qytetit dhe të sektorit të plazhit, po punohet edhe për pastrimin e kanaleve të bllokuara.

K.H.