Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me helmimin e 60 nxënësve të shkollës së mesme në Shupenzë, Bulqizë.
Përmes një postimi në facebook, Bashka shkruan se po ndjek nga afër gjendjen e nxënësve të asfiksuar.
Bashës thotë se investimet në shkolla nuk mund të bëhen pjesë e babëzisë qeveritare qendrore dhe locale
STATUSI I PLOTË
Po ndjek nga afer gjendjen e nxenesve te gjimnazit te Shupenzes, te asfiksuar ne oren e mesimit nga gazi karbonik. Duke ju uruar sherim sa me te shpejte te rinjve qe po marrin mjekim ne Bulqize dhe Peshkopi si dhe per nxenesen e sjelle ne Tirane ne gjendje me kritike se te tjeret, shpreh keqardhjen dhe revolten per pasigurine e ambjenteve qe vene ne rrezik shendetin e nxenesve ne shkolla. Investimet ne shkolla nuk mund te behen pjese e babezise qeveritare qendrore apo lokale. Deputeti i Partise Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ndodhet ne Diber per te qene prane nxeneseve dhe familjareve te tyre dhe per te marre informacion te detajuar mbi pergjegjesit e asfiksimit te 60 nxenesve te Shupenzes.





