Kryebashkiaku i Bulqizës Melaim Damzi e cilëson si aksidentale ngjarjen në shkollën e mesme në Shupenzë ditën e sotme, ku mbetën të asfiksuar më shumë se 60 nxënës. Megjithatë ai thotë se mban përgjegjësi.

Damzi shpjegon se pardje u bë testimi i kaldajës pa nxënësit dhe ishte në rregull, ndërsa pas ndezjes sot në orën 07:00 u bllokua oxhaku. Për kryebashkiakun situata aktualisht është vendosur në kontroll.

“Mbaj të gjitha përgjegjësitë. Pardje u bë testimi i kaldajës pa nxënësit në shkollë dhe gjithçka rezultoi se ishte në rregull. Sot kaldaja u ndez në orën 07:00, ndërsa u bllokua oxhaku. Ngritëm emergjencat civile të bashkisë, ndërsa situata në shkollë është vendosur në kontroll” deklaroi ai.